Vriten disa terroristë në Edlib të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55966-vriten_disa_terroristë_në_edlib_të_sirisë
Nga shpërthimi i një autobombe në qytetin Edlib të Sirisë, të paktën 13 terroristë të frontit Nusra janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2017 03:34 Europe/Tirane
  • Vriten disa terroristë në Edlib të Sirisë

Nga shpërthimi i një autobombe në qytetin Edlib të Sirisë, të paktën 13 terroristë të frontit Nusra janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Taher Amar, aktivist mediatik i terroristëve në Edlib tha se shpërthimi ka ndodhur në sheshin Zaree të qytetit Edlib, vetëm pak orë pas futjes së terroristëve të frontit Nusra dhe largimit të terroristëve Ehrar Sham. Ndërsa Naser Mahmud, një prej komandantëve të ushtrisë së Sirisë, njoftoi çlirimin e zonës malore Felita në rajonin Galemun perëndimore në kufirin mes Sirisë dhe Libanit. Forcat e ushtrisë siriane pas përleshjeve me grupin terrorist ISIS, ka avancuar në qytetin Dakhila dhe ka vënë nën kontroll fushat e gazit në këtë zonë të provincës Raka. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre si Turqia që kanë për qëllim rrëzimin e presidentit Bashar Asad.