Shkatërrohet një bazë e terroristëve në rajonin Ersal të Libanit
Forcat e lëvizjes së rezistencës islamike libaneze Hezbullah, kanë shkatërruar disa bastione dhe bunkerë të terroristëve në rajonin Ersal të Libanit.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mejadin e lajmeve sipas të cilës, forcat e Hezbullahut në ditën e tretë për çlirimin e rajonit Ersal të Libanit dhe Galemun të Sirisë nga prania e terroristëve, kanë arritur të vënë nën kontroll zonën strategjike Dhaher Huva. Hebzullahu ka ulur flamurin e terroristeve në këtë zonë dhe ka ngritur flamurin e vet. Forcat e rezistencës pas marrjes nën kontroll të zonës Dhaher Huva po bëjnë përgatitjet për avancimet e mëtejshme me forca tokësore. Rajoni Galemun në Siri dhe rajoni Ersal në Liban janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe prej tre vitesh përballen me aktet dhe veprimet terroriste të grupeve terroriste si fronti Nusra. Hezbullahu prej 21 korrikut nisi operacionin e gjerë për çlirimin e këtyre rajoneve.