Kolera, bakteri i fëlliqur për vrasjen e kombit jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55982-kolera_bakteri_i_fëlliqur_për_vrasjen_e_kombit_jemenas
Aleatët e Amerikës dhe Izraelit në rajon, kanë përdorur bakterin e sëmundjes së kolerës për vrasjen e popullit jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 24, 2017 07:06 Europe/Tirane
  • Kolera, bakteri i fëlliqur për vrasjen e kombit jemenas

Aleatët e Amerikës dhe Izraelit në rajon, kanë përdorur bakterin e sëmundjes së kolerës për vrasjen e popullit jemenas.

Abdul’fetah Saadi, në një artikull të shkruar në gazetën Menar shtyp i Kodsit ka thënë: Përdorimi i bakterit së kolerës për vrasjen e popullit jemenas tregon armiqësinë dhe urrejtjen e krerëve arabë ndaj këtij populli. Krerët shërbëtorë arabë, vite më parë në kuadër të shërbimeve ndaj perëndimit dhe regjimit sionist, kanë përdorur metoda të ndryshme për të shkatërruar dhe zhdukur popujt dhe civilizimin arabe, mirëpo përdorimi i bakterit të kolerës është një mjet i fëlliqur që kanë shfrytëzuar këto krerë për vrasjen e popullit jemenas. Në vazhdim artikull rikujton se sëmundja e kolerës ka marrë jetën dhe infektuar me qindra mijëra civilë kryesisht fëmijë në Jemen. Gazetari, krerët arabë i ka quajtur “ hajdutë dhe lypës arabë”, të cilët u janë bashkuar sionistëve dhe perëndimit kundër popujve arabë me qëllim shkatërrimin e trashëgimisë historike të arabëve dhe parandalimin e progresit të vendeve arabe dhe fesë islame. Ai me këtë rast u ka kërkuar popujve arabë që të marrin masat për të parandaluar komplotet që i thuren botës arabe dhe të mos lejojnë që këto komplote të ndikojnë tek vendet arabe.