Egjipti kërkon ndërprerjen e veprimeve provokuese të regjimit sionist
Presidenti i Egjiptit ka paralajmëruar për vazhdimin e veprimeve provokuese të regjimit sionist në Kodsin e shenjtë.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, të hënën në mbrëmje deklaroi se veprimet provokuese të regjimit sionist në territoret e pushtuara, sidomos në Masxhidul-Aksa duhet të marrin fund dhe duhet të respektohen ndjenjat e myslimanëve. Regjimi sionist që nga 14 korriku dhe pas përleshjeve të ashpra me palestinezët në xhaminë Aksa, ka shtuar veprimet shtypëse kundër palestinezëve si shtimi i kufizimeve kundër palestinezëve gjatë hyrjes në xhaminë Aksa. Al-Sisi në vazhdim theksoi vazhdimin e sanksioneve dhe bllokadës së Kajros ndaj Dohas dhe deklaroi se Egjipti nuk do të heq dorë nga qëndrimet e tij në lidhje me rëndësinë e luftës kundër terrorizmit dhe në lidhje me politikat ndëshkuese për vendet që mbështesin terrorizmin. Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti duke akuzuar Katarin për mbështetje ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit, kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me këtë vend dhe kanë vendosur bllokadë të gjithanshme kundër Katarit.