Katari është kundër bisedimeve që dëmtojnë sovranitetin e këtij vendi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56040-katari_është_kundër_bisedimeve_që_dëmtojnë_sovranitetin_e_këtij_vendi
Ministri i punëve të jashtme të Katarit ka kundërshtuar çfarëdo lloj bisedimesh në lidhje me çfarëdo çështje që dëmton sovranitetin e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2017 04:03 Europe/Tirane
  • Katari është kundër bisedimeve që dëmtojnë sovranitetin e këtij vendi

Ministri i punëve të jashtme të Katarit ka kundërshtuar çfarëdo lloj bisedimesh në lidhje me çfarëdo çështje që dëmton sovranitetin e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Muhamed bin Abdurrahman Al Thani, ministri i punëve të Jashtme të Katarit, të hënën duke folur në lidhje qëndrimin e Dohas për zgjidhjen e krizës së vendeve arabe të Gjirit Persik nëpërmjet bisedimeve të bazuara në respektimin e ligjeve ndërkombëtare dhe të sovranitetit të Katarit, deklaroi: "Bisedimet në lidhje me çfarëdo çështje që dëmton sovranitetin e Katarit, nuk janë të pranueshme". Tamim bin Hamd Al Thani, emiri i Katarit, të premten në mbrëmje ka deklaruar gatishmërinë e Dohas për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me katër vendet arabe sanksionuese të Katarit në bazë të qëndrimeve të deklaruara nga Doha për bisedime duke respektuar sovranitetin e Katarit.