Iraku në emër të botës ka luftuar me terroristët
Iraku duke përfaqësuar të gjithë botën, ka luftuar me grupet më të rrezikshme terroriste të cilët kërcënonin sigurinë e botës.
Kështu deklaroi Raxhah Musavi, ambasador i Irakut në Teheran. Ai në ceremoninë e organizuar me rastin e çlirimit të Mosulit, foli mbi etnitetin e terroristëve të ISIS nga 100 vende të botës dhe tha se klerikët e lartë të Irakut me dekretet e tyre fetare kanë luajtur një rol të rëndësishëm në inkurajimin e popullit irakian për të luftuar grupin terrorist ISIS. Raxhah Musavi, ndër të tjera shtoi se ushtria, aparati i luftës kundër terrorizmit, policia dhe forcat Hashd Shaabi, forcat peshmerga dhe forcat e nomadëve irakianë, kanë marrë pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit sipas urdhrit të lëshuar nga kryeministri dhe komandanti i forcave të armatosura. Ambasadori irakian në Iran vlerësoi rolin e vendeve fqinje dhe partnere të Irakut në luftën kundër terrorizmit dhe tha se fitorja në Mosul u dedikohet të gjithë atyre që i kanë qëndruar pranë Irakut dhe kanë ndihmuar këtë vend në luftën kundër ISIS.