Zbatohet armëpushimi në rajonin Arsal të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56164-zbatohet_armëpushimi_në_rajonin_arsal_të_libanit
Burimet libaneze njoftuan për vendosjen e një armëpushimi në rajonin Arsal, ku forcat e Hezbullahut po luftojnë kundër terroristëve të frontit Nusra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2017 06:42 Europe/Tirane
  • Zbatohet armëpushimi në rajonin Arsal të Libanit

Burimet libaneze njoftuan për vendosjen e një armëpushimi në rajonin Arsal, ku forcat e Hezbullahut po luftojnë kundër terroristëve të frontit Nusra.

Sipas agjencisë Mejadin të lajmeve, armëpushimi është vendosur prej orës 6:00 në kufirin mes Libanit dhe Sirisë. Ebas Ibrahim drejtori i zyrës së sigurisë publike në Liban, ishte ai që ndërmjetësoi për vendosjen e këtij armëpushimi. Operacioni për çlirimin e rajoneve Arsal dhe Galemun ka nisur prej 21 korrikut 2017 dhe deri tani forcat e rezistencës kanë arritur të çlirojnë 92% të territoreve të pushtuara nga terroristët e frontit Nusra.