Zbatohet armëpushimi në rajonin Arsal të Libanit
Korrik 27, 2017 06:42 Europe/Tirane
Burimet libaneze njoftuan për vendosjen e një armëpushimi në rajonin Arsal, ku forcat e Hezbullahut po luftojnë kundër terroristëve të frontit Nusra.
Sipas agjencisë Mejadin të lajmeve, armëpushimi është vendosur prej orës 6:00 në kufirin mes Libanit dhe Sirisë. Ebas Ibrahim drejtori i zyrës së sigurisë publike në Liban, ishte ai që ndërmjetësoi për vendosjen e këtij armëpushimi. Operacioni për çlirimin e rajoneve Arsal dhe Galemun ka nisur prej 21 korrikut 2017 dhe deri tani forcat e rezistencës kanë arritur të çlirojnë 92% të territoreve të pushtuara nga terroristët e frontit Nusra.
Tags