OKB: Kriza në Jemen është përkeqësuar akoma më shumë
(last modified Sat, 29 Jul 2017 05:59:47 GMT )
Korrik 29, 2017 07:59 Europe/Tirane
  • OKB: Kriza në Jemen është përkeqësuar akoma më shumë

Shefi informativ i zyrës humanitare të OKB në Jemen ka deklaruar se kriza humanitare dhe njerëzore në Jemen është përkeqësuar akoma më shumë.

Zeid Alaja, pasi paralajmëroi shtimin e rreziqeve nga kriza në Jemen, ka thënë se 21 milion jemenas kanë nevojë për ndihma humanitare. Rreziqet që i kanosen popullit jemenas nga kriza janë varfëria, sëmundja e kolerës, pasiguria ushqimore dhe pasiguria shëndetësore. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e ndjekur nga disa vende të tjera arabe dhe me dritën jeshile të Amerikës, prej marsit të vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit, duke lënë të vrarë mbi 12 mijë civilë dhe duke shkatërruar jashtëzakonisht shumë infrastrukturën e këtij vendi. Ky agresion ka nisur me pretekstin e rikthimit në pushtet të presidentit të vetë dorëhequr të Jemenit Abdarabuh Mansur Hadi.

Tags