Marina jemenase paralajmëron agresorët sauditë
(last modified Sun, 30 Jul 2017 06:05:22 GMT )
Korrik 30, 2017 08:05 Europe/Tirane
  • Marina jemenase paralajmëron agresorët sauditë

Forcat detare të Jemenit kanë paralajmëruar agresorët sauditë duke paralajmëruar ata se do të marrin përgjigje definitive në rast të agresionit kundër brigjeve të Jemenit.

Në një njoftim të Al Alam, forcat detare të Jemenit kanë kapur një anije luftarake të Arabisë Saudite në kohën kur ajo po i afrohej brigjeve të qytetit Mekha në provincën Taiz. Në deklaratën e lëshuar nga marina jemenase thuhet se armiku duke shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare, sulmon peshkarexhat e Jemenit në ujërat territoriale të këtij vendi. Marina jemenase gjithashtu ka paralajmëruar Arabinë saudite se do të përballet me pasoja në rast se vazhdon të pengojë futjen e anijeve në portin Hadida. Vlen të theksohet se ushtria dhe forcat popullore të Jemenit deri tani kanë sulmuar 11 anije dhe 10 varka të mercenarëve sauditë.

Tags