Ebadi: Irani mbështetës i përhershëm i Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56406-ebadi_irani_mbështetës_i_përhershëm_i_irakut
Kryeministri irakian e përmendi Republikën Islamike të Iranit si një mbështetës të përhershëm të Irakut dhe argumentoi se asistenca e Iranit ndaj Irakut në luftën me grupin terrorist ISIS nuk mund të mohohet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2017 03:15 Europe/Tirane
  • Ebadi: Irani mbështetës i përhershëm i Irakut

Kryeministri irakian e përmendi Republikën Islamike të Iranit si një mbështetës të përhershëm të Irakut dhe argumentoi se asistenca e Iranit ndaj Irakut në luftën me grupin terrorist ISIS nuk mund të mohohet.

Sipas IRNA, Hejdar al-Ebadi, të hënën, në një takim me një delegacion nga mediat iraniane, e quajti Republikën Islamike të Iranit si mik dhe mbështetës të Irakut dhe përshkroi nivelin e marrëdhënieve midis dy vendeve si mjaft të vlefshme. Kryeministri i Irakut kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. Për zgjerimin e bashkëpunimit me mediat, kryeministri irakian sugjeroi nënshkrimin e një memorandumi mediatik midis Iranit dhe Irakut. Delegacioni mediatik i Iranit arriti në Bagdad të dielën me ftesë të qendrës së gazetarëve të Irakut. Mediat iraniane në takimin me Hejdar al-Ebadi, e përgëzuan atë për çlirimin e Mosulit dhe uruan popullin irakian dhe qeverinë irakiane për dëbimin e grupit terrorist ISIS. Kryeministri irakian Hejdar al-Ebadi më 10 korrik njoftoi çlirimin e plotë të Mosulit nga prania e grupit terrorist ISIS.