Hamasi dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës vlerësojnë Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i56408-hamasi_dhe_fronti_popullor_për_Çlirimin_e_palestinës_vlerësojnë_iranin
Lëvizja e rezistencës islamike Palestineze (Hamas) dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës vlerësuan mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj popullit palestinez dhe idealet e Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2017 03:15 Europe/Tirane
  • Hamasi dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës vlerësojnë Iranin

Lëvizja e rezistencës islamike Palestineze (Hamas) dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës vlerësuan mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj popullit palestinez dhe idealet e Palestinës.

Sipas IRNA, anëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Islame Palestineze (Hamas) dhe Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës të hënën në Bejrut u takuan me ndihmësin special të kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, Husein Amir Abdulahian. Osama Hamdan dhe Ali Barekh nga anëtarët e shquar të Hamasit dhe delegacioni i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës përshëndetën dhe vlerësuan mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj popullit palestinez dhe thanë: "Rezistenca kundër regjimit sionist do të vazhdojë deri në çlirimin e plotë të Palestinës". Amir Abdulahian foli mbi zhvillimet e fundit në Bejtul Mukades dhe tha se rezistenca palestineze ka çuar në tërheqjen e sionistëve nga vendosja e kufizimeve të reja mbi xhaminë al-Aksa. Amir Abdulahian, duke theksuar se asnjë mënyrë tjetër përveç rezistencës nuk mund të çojë në realizimin e të drejtave të palestinezëve, shtoi se Republika Islamike e iranit mbështetet plotësisht popullin palestinez.