Zarif: Regjimi sionist kërcënim kryesor për botën islame
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif e ka konsideruar Izraelin si "kërcënimin kryesor" ndaj botës myslimane, duke paralajmëruar se ky regjim po përpiqet të jahudizoj Palestinën e pushtuar.
Zarif i bëri këto deklarata të martën pas mbërritjes së tij në qytetin turk Stamboll, ku pritet të marrë pjesë në një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) mbi zhvillimet e fundit në kompleksin e Xhamisë Al Aksa. "Kërcënimi kryesor për botën islame është regjimi sionist", i cili po ushqen kërcënime të tjera në rajon si terrorizmi dhe ekstremizmi, tha Zarif. Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve muslimane dhe rajonale që të jenë vigjilente dhe të parandalojnë Izraelin që të tërheqë vëmendjen e botës islame nga "kërcënimi kryesor" me të cilin ballafaqohet rajoni. Izraeli vazhdon politikën e tij të pushtimit përmes përpjekjeve "për të ndryshuar identitetin dhe statusin e territoreve të pushtuara dhe të jahudizoj këto zona", shtoi Zarif. Diplomati më i lartë iranian më tej shprehu shpresën se vendimet e takimit të OBI do të ndihmonin në nisjen e një veprimi të koordinuar ndërkombëtar për t'i dhënë fund krimeve izraelite kundër popullit palestinez.