Dominimi i ushtrisë siriane në disa rajone strategjike në Sueda
Ushtria siriane në betejën kundër terroristëve të ISIS ka shtrirë ndikimin mbi rajonet strategjik Al Zabijie, Al Aside dhe disa rajone tjera strategjike në provincën Sueda.
Ushtria siriane në vazhdim të progreseve të saj ka marrë kontrollin e kodrës AL Haride dhe rajoneve Ber Al Haride dhe Ber Al Refae në Sueda (jug të Sirisë). Ditë më parë, një grup monitoruesish ndërkombëtare thotë se forcat qeveritare siriane kanë arritur në qytetin e fundit të mbajtur nga terroristët e ISIS në rrugën për në qytetin lindor të Dejr ul Zur në Siri. I ashtuquajturit Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i lidhur me grupet opozitare siriane me bazë në Londër, se trupat e ushtrisë siriane janë në periferi të qytetit Sukhna, rreth 70 kilometra në veri-lindje të qytetit të lashtë Palmira.