Vriten të tjerë mercenarë sauditë në Jemen
(last modified Tue, 08 Aug 2017 16:53:40 GMT )
Gusht 08, 2017 18:53 Europe/Tirane
  • Vriten të tjerë mercenarë sauditë në Jemen

Dhjetëra ushtarë sauditë janë vrarë në një sulm  të ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit kundër një baze ushtarake në rajonin Xhizan në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Një burim i paidentifikuar ushtarak tha se forcat jemenase dhe aleatët e tyre shpërthyen dy pajisje plasëse të improvizuara në bazën ushtarake al-Habs, duke lënë  të vdekur 11 ushtarë sauditë, raportoi rrjeti televiziv Al-Masirah. Burimi shtoi se dy automjete të blinduara saudite u shkatërruan në këtë sulm. Raporti vjen një ditë pasi ushtarët dhe forcat popullore të e Jemenit qëlluan për vdekje tre ushtarë sauditë në bazat ushtarake al-Shorfa, al-Faëaz dhe al-Makhrouk në rajon Naxhran, që ndodhet 844 kilometra në jug të kryeqytetit saudit, Riad. Që prej fillimit të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit në Mars 2015, mbi 10 mijë civilë jemenas, shumica gra dhe fëmijë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Tags