Sionistët kërkojnë dorëheqjen e Netanjahut
Mijëra sionistë me organizimin e protestave kundër Benjamin Netanjahut, kryeministër i regjimit sionist, kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Rreth një mijë sionistë të shtunën në mbrëmje janë tubuar përballë shtëpisë së Avichai Mandelblit, këshilltar ligjor në kabinetin e regjimit sionist dhe prokuror i përgjithshëm i Izraelit, duke kërkuar dorëheqjen e Netnajhaut për shkak të aferave korruptive të tij. Ditë më parë edhe anëtarë të partisë Likud të kryeministrit sionist Beniamin Netanjahu kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të regjimit sionist. Pasi faza e hetimit të kryeministrit të regjimit për korrupsion financiar ka marrë përmasa serioze, anëtarë të partisë Likud kërkuan dorëheqjen e kryeministrit sionist Beniamin Netanjahu. Beniamin Netanjahu, përpara se sa të dëmtojë partinë Likud, duhet të japë dorëheqje nga posti i tij, është deklarata e lëshuar nga disa anëtarë të kësaj partie. Edhe pse një numër i vogël anëtarësh të Likud kanë mbështetur Netanjahun, mirëpo shumica e anëtarëve të kësaj partie kërkojnë dorëheqjen e tij përpara procesit gjyqësor që do të zhvillohet kundër Netanjahut.