Disa zyrtarë të Kordistanit të Irakut udhëtojnë në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57238-disa_zyrtarë_të_kordistanit_të_irakut_udhëtojnë_në_izrael
Disa zyrtarë të rajonit të Kordistanit të Irakut në javët e fundit kanë udhëtuar disa herë në territoret e
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2017 12:50 Europe/Tirane
  • Disa zyrtarë të Kordistanit të Irakut udhëtojnë në Izrael

Disa zyrtarë të rajonit të Kordistanit të Irakut në javët e fundit kanë udhëtuar disa herë në territoret e

pushtuara, në mënyrë që ky i fundit të koordinohet me Amerikën në lidhje me referendumin e këtij vendi. Sipas gazetës The Jerusalem Post, Ksenia Svetlova, deputete e regjimit sionist në parlamentin izraelit, ka njoftuar: Disa zyrtarë kurdë të cilët kanë udhëtuar në Tel Aviv, kanë kërkuar ndërmjetësimin e Izraelit tek Amerika për mbështetjen e referendumit për ndarjen e rajonit të Kordistanit nga Iraku. Svetlova ka shtuar: Organizmi i referendumit në Kordistanin e Irakut 100 % është në interes të Izraelit. Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist, në një takim me një delegacion të Kongresit amerikan, ka përkrahur organizimin e referendumit në Kordistanin e Irakut.