Udhëheqësi i Ansarullah në Jemen: Jemi në fazën vendimtare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57484-udhëheqësi_i_ansarullah_në_jemen_jemi_në_fazën_vendimtare
Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Abdul-Malik alHuthi, thotë se agresorët e udhëhequr nga sauditët nuk kanë arritur ndonjë nga synimet e tyre politike në luftën kundër Jemenit për shkak të unitetit dhe qëndrueshmërisë së popullit të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2017 15:52 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i Ansarullah në Jemen: Jemi në fazën vendimtare

Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Abdul-Malik alHuthi, thotë se agresorët e udhëhequr nga sauditët nuk kanë arritur ndonjë nga synimet e tyre politike në luftën kundër Jemenit për shkak të unitetit dhe qëndrueshmërisë së popullit të këtij vendi.

Gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë televiziv për një grup komandantësh dhe udhëheqësish  fisnorë të Jemenit në kryeqytetin Sana'a të shtunën, Huthi nënvizoi mbështetjen e Ansarullahut për një "paqe të nderuar" në Jemen që do të garantonte sovranitetin e vendit, duke theksuar se dorëzimi ndaj armikut nuk është opsion për kombin jemenas. Udhëheqësi i Ansarullahut paralajmëroi se armiku kërkon të ndryshojë rezultatin e luftës së dështuar në favor të tij përmes një komploti të ri që synon mbjelljen e mosmarrëveshjeve midis fraksioneve politike jemenas. Huthi tha se armiqtë kërkojnë të depërtojnë në qeverinë e Jemenit dhe të blejnë besnikërinë e disa zyrtarëve. Ai hodhi poshtë spekulimet rreth përpjekjeve të Ansarullahut për të marrë kontrollin mbi institucionet qeveritare dhe i bëri thirrje të gjitha fraksioneve politike të Jemenit të marrin një rol aktiv në drejtimin e punëve të vendit.