Ministri i jashtëm i Irakut bisedon me ministrin francez të mbrojtjes
Ministri i jashtëm i Irakut në një takim me ministrin e mbrojtjes së Francës i cili ndodhet për një vizitë në Bagdad, kërkoi më shumë mbështetje të Bashkësisë Ndërkombëtare kundrejt Irakut në luftën kundër terrorizmit.
Ibrahim Xhafari, dje u takua me Florence Parly ministër i mbrojtjes i Francës. Në këtë takim shefi i diplomacisë irakiane tha se për shkak se grupet terroriste kanë vënë në rrezik stabilitetin e botës, mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare për Irakun në luftën kundër grupeve terroriste është e domosdoshme. Ministri i jashtëm i Irakut dhe ministri i mbrojtjes i Francës folën edhe për sukseset e ushtrisë irakiane në luftën kundër terrorizmit dhe për mbështetjen e Francës ndaj forcave të armatosura të Irakut. Pas takimit me autoritetet irakiane, ministri i mbrojtjes i Francës shkoi për tu takuar me autoritetet e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Në takimet që pati me autoritetet e Erbilit, ministri francez diskutoi mbi çështjen e referendumit ndarës të rajonit të Kurdistanit, çlirimin e qytetit Tel Afar dhe për luftën kundër terrorizmit. Vlen të theksohet se ditën e shtunë Jean-Yves Le Drian ministri i jashtëm i Francës dhe Florence Parly ministër i mbrojtjes, zhvilluan një vizitë në Irak për të diskutuar për luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin dypalësh të Francës me Irakun.