Avancimi i forcave siriane në Homs
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58004-avancimi_i_forcave_siriane_në_homs
Forcat siriane arritën të çlirojnë katër fshatra në qytetin lindor të Al-Sakhna, në provincën lindore Riff të Homsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2017 13:29 Europe/Tirane
  • Avancimi i forcave siriane në Homs

Forcat siriane arritën të çlirojnë katër fshatra në qytetin lindor të Al-Sakhna, në provincën lindore Riff të Homsit.

Televizioni Al-Mejadin njoftoi të dielën se këto katër fshatra shtrihen në rrugën  që lidh rajonin Sakha me qytetin  Dejr al-Zur, dhe gjatë luftimeve janë vrarë ose plagosur dhjetëra elementë terroristë të ISIS. Ushtria siriane ka arritur të lirojë dy mijë kilometra katrorë në pjesën veriore të provincës Homs (në perëndim dhe në qendër të Sirisë) me ndihmën e forcave të rezistencës. Ushtria siriane gjithashtu arriti të shtunën në zonën midis rajoneve Al-Shakhra dhe Al-Sha'er në krahinën verilindore të Homs, dhe arriti t’i çlirojë plotësisht këto rajone nga okupimi i terroristëve. Ndërkohë, disa raporte nga brenda Sirisë tregojnë se ushtria siriane po avancon drejt qytetit të Dejr al-Zur. Në këtë operacion forcat siriane dhe aleate po përdorin helikopterë, avionë luftarakë, artileri dhe raketa. Synimi i ushtrisë siriane është të sigurojë autostradën që lidh qytetin Al-Sakhna me Dejr al-Zur.