Vriten 800 terroristë të ISIS në Raka të Sirisë
(last modified Mon, 28 Aug 2017 05:58:23 GMT )
Gusht 28, 2017 07:58 Europe/Tirane
  • Vriten 800 terroristë të ISIS në Raka të Sirisë

Ushtria siriane e mbështetur nga avionët luftarakë rusë, ka vrarë më shumë se 800 terroristë të ISIS në periferinë lindore të provincës Raka në veri të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat siriane të dielën sulmuan zonat lindore të Rakas duke vrarë 800 terroristë, shkatërruar 60 tanke dhe automjete ushtarake dhe duke eliminuar shumë predha të terroristëve. Pas këtij sulmi terroristët janë përqendruar në fshatin Ganim në lindje të Rakas. Pas sukseseve në lindje të qytetit Raka, komanda e ushtrisë siriane kad hënë urdhër për nisjen e operacionit për çlirimin e provincës Dejrul Zur. Dejrul Zur vazhdon të jetë një prej bastioneve më të mëdha të ISIS në Siri. Ndërkohë mësohet se me gjithë armëpushimin e vendosur në Edlib, grupet e armatosura kanë sulmuar me predha bazat e ushtrisë siriane në veri të provincës Hamah.

Tags