ISIS përdor civilët sirianë si mburojë njerëzore në Raka
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58298-isis_përdor_civilët_sirianë_si_mburojë_njerëzore_në_raka
Zëdhënësi i forcave të Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë deklaroi se ISIS në Raka po përdorë civilët si mburojë njerëzore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 03, 2017 08:34 Europe/Tirane
  • ISIS përdor civilët sirianë si mburojë njerëzore në Raka

Zëdhënësi i forcave të Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë deklaroi se ISIS në Raka po përdorë civilët si mburojë njerëzore.

Talal Salu, zëdhënësi i forcave të Partisë Demokratike të Kurdëve të Sirisë, në një intervistë me BBC në gjuhën arabe, deklaroi se janë krijuar korridore të caktuara për evakuimin e civilëve që kanë mbetur nën pushtetin e ISIS në Raka. Evakuimi i civilëve në disa prej këtyre rrugëve po bëhet në mënyrë të lehtë, mirëpo në disa rrugë snajperistët e ISIS po qëllojnë civilët. Në lidhje me operacionet e këtyre forcave në Raka në veri të Sirisë, Talal Salu tha se operacionet për çlirimin e qytetit Raka kanë filluar tre muaj më parë dhe forcat kurde të Sirisë kanë arritur të marrin nën kontroll 65 % të territorit të këtij qyteti.