Jemeni sulmon me raketa bazat ushtarake saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58485-jemeni_sulmon_me_raketa_bazat_ushtarake_saudite
Ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit të mërkurën në mbrëmje kanë sulmuar me raketa bazat ushtarake saudite në Naxhran në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2017 03:58 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon me raketa bazat ushtarake saudite

Ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit të mërkurën në mbrëmje kanë sulmuar me raketa bazat ushtarake saudite në Naxhran në jug të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit kanë lëshuar disa raketa në drejtim të bazës së forcave ushtarake saudite në rajonin Akefa në jug të Arabisë Saudite. Forcat jemenase gjithashtu janë përleshur me forcat mercenare saudite në provincën Meareb në qendër të Jemenit dhe gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 10 pjesëtarë të forcave mercenare saudite në rajonin Sirvah të provincës Meareb. Të mërkurën gjatë një sulmi të forcave jemenase kundër forcave mercenare saudite në qytetin Tabe Matar në provincën Meareb, janë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe në mjete luftarake për forcat mercenare saudite. Ndërkohë avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone të qytetit Naham në provincën Sana.