Az'hari dënon vrasjen e myslimanëve në Mianmar
Shtator 09, 2017 07:35 Europe/Tirane
Shejkh Ahmed Tajjib, kryetari i Universitetit të Az'harit në Egjipt, dënoi ashpër vrasjen e egër të myslimanëve Rohingia nga ushtria dhe budistët në Mianmar dhe kërkoi nga qarqet ndërkombëtare që të bëjnë përpjekje për ndërprerjen e këtyre krimeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shejkh Ahmed Tajjib të premten në mbrëmje tha se myslimanët Rohingia po përballen me katastrofë njerëzore dhe me vrasje masive të egër dhe theksoi se qarqet ndërkombëtare duhet të marrin masa urgjente për shpëtimin e myslimanëve Rohingia.