Qindra familje siriane kthehen në shtëpitë e tyre në provincën Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58641-qindra_familje_siriane_kthehen_në_shtëpitë_e_tyre_në_provincën_alepo
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të premten me anë të një deklarate, njoftoi se 348 familje siriane janë kthyer në shtëpitë e tyre në qytetin Maskanah në provincën Alepo në veri të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 09, 2017 07:36 Europe/Tirane
  • Qindra familje siriane kthehen në shtëpitë e tyre në provincën Alepo

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të premten me anë të një deklarate, njoftoi se 348 familje siriane janë kthyer në shtëpitë e tyre në qytetin Maskanah në provincën Alepo në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë gjithashtu theksoi se Moska do të vazhdojë bashkëpunimin me Damaskun për kthimin e të shpërngulurve sirianë në shtëpitë e tyre dhe për të ndihmuar rihapjen e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor. Vlen të theksohet se ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj gjatë muajve të fundit shumë qytete, qyteza dhe fshatra kanë çliruar nga pushtimi i terroristëve në provincën Alepo. Me çlirimin e këtyre rajoneve është rikthyer shpresa për jetë në këtë provincë.