Kryeministri i Libanit thekson ngritjen e padisë kundër regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58811-kryeministri_i_libanit_thekson_ngritjen_e_padisë_kundër_regjimit_sionist
Kryeministri i Libanit në një bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të këtij vendi, ka theksuar nevojën për ngritjen e padisë së qeverisë së Libanit kundër regjimit sionist për shkak të shkeljes së përsëritshme të hapësirës ajrore të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2017 10:35 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Libanit thekson ngritjen e padisë kundër regjimit sionist

Kryeministri i Libanit në një bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të këtij vendi, ka theksuar nevojën për ngritjen e padisë së qeverisë së Libanit kundër regjimit sionist për shkak të shkeljes së përsëritshme të hapësirës ajrore të Libanit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sa'd Al-Hariri, kryeministri i Libanit, në një bisedë telefonike me Xhibran Basil, ministrin e jashtëm të Libanit, deklaroi se veprimet e regjimit sionist në instalimin e pajisjeve të spiunazhit në territorin e Libanit dhe gjithashtu shkeljet e përsëritshme të hapësirës ajrore të këtij vendi janë shkaqe kryesore që forcojnë nevojën për ngritjen e padisë kundër Tel Avivit në KS të OKB. Xhibran Basil të hënën me anë të një mesazhi në Twitter ka deklaruar se Libani ka filluar procesin për përgatitjen e padisë zyrtare kundër Izraelit në KS të OKB. Ministri i jashtëm i Libanit theksoi se fluturimet e avionët luftarakë izraelit në lartësi të vogla, konsiderohet shkelje e sovranitetit të Libanit dhe shkaktojnë dëme materiale dhe psikologjike të mëdha për popullin e këtij vendi. Avionët luftarakë të regjimit sionist të dielën përsëri kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit.