Çminuesit rusë shkojnë në Deir al-Zur
Një grup i çminuesve rusë ka shkuar në qytetin e Deir al-Zurit me qëllim të pastrimit të zonave të çliruara nga minat dhe bombat e vendosura nga terroristët e ISIS.
Të martën, me ardhjen e forcave të Ushtrisë Siriane dhe të rezistencës në selinë e Brigadës 137-të në pjesën perëndimore të Deir al-Zurit, qytet në lindje të Sirisë, rrethimi më shumë se tre vjeçar i imponuar nga grupi terrorist ISIS u thye plotësisht. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, bëri të ditur se një grup prej 40 ekspertësh të çminimit nga Qendra Ndërkombëtare e Kontrollit të Armëve në bazën ajrore Hamimim në Siri, u drejtua të hënën për në Deir al- Zur. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shtoi se gjithsej 175 specialistë të Qendrës Ndërkombëtare për Luftimin e Minave, do të shkojnë në Deir al-Zur. Aktualisht, një degë e Qendrës Ndërkombëtare për çminimin e lidhur me Forcat e Armatosura të Rusisë, është krijuar në provincën siriane të Homsit. Gjithashtu, ekspertët dhe inxhinierët ushtarakë rusë janë të angazhuar në operacione çminimi në qytetet Alepo dhe Palmira në Siri.Gjatë pushtimit të Alepos dhe pjesëve të tjera të Sirisë, terroristët i kthyen ndërtesat e banimit, vendet publike, makinat, motoçikletat dhe madje edhe lodrat për fëmijë në mjete shpërthyese, duke treguar se posedojnë sasi të mëdha të eksplozivëve.