Përfaqësuesi i OKB në Irak takohet me Ebadi dhe Barzani
Jan Kubish, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB në Irak, është takuar dhe ka biseduar me Hejdar Ebadin, kryeministrin e Irakut dhe Masud Barzanin, kryetarin e rajonit të Kurdistanit të Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se përfaqësuesi i OKB në Irak në takime të ndara me Hejdar Ebadi dhe Masud Barzani ka biseduar në lidhje me luftën kundër ISIS, fitoret e arritura deri më tani dhe procesin për kryerjen e çlirimit të rajoneve të mbetura nën pushtimin e takfiristëve dhe për situatën politike aktuale në Irak. Jan Kubish në këto takime theksoi qëndrimin e palëkundur të OKB në mbështetje ndaj unitetit dhe stabilitetit të Irakut dhe rëndësisë së bisedimeve si dhe përqendrimin në luftën kundër terrorizmit si prioritet i këtij vendi. Përfaqësuesi i OKB në Irak në takim me Masud Barzani përsëriti edhe një herë qëndrimin e OKB në lidhje me referendumin në rajonin e Kurdistanit, mirëpo Masud Barzani përsëri theksoi se referendumi do të zhvillohet në datën e caktuar.