Barzani urdhëron forcat Pishmarg të shkojnë në Kirkuk
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58995-barzani_urdhëron_forcat_pishmarg_të_shkojnë_në_kirkuk
Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, me pretekst të përballjes me atë që ai e quajti "kërcënim të Hashd Sha'bi kundër referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku", ka urdhëruar forcat ushtarake Pishmarg dhe disa forca nga PKK të shkojnë në provincën Kirkuk, në veri të Irakut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 13, 2017 13:19 Europe/Tirane
  • Barzani urdhëron forcat Pishmarg të shkojnë në Kirkuk

Masud Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, me pretekst të përballjes me atë që ai e quajti "kërcënim të Hashd Sha'bi kundër referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku", ka urdhëruar forcat ushtarake Pishmarg dhe disa forca nga PKK të shkojnë në provincën Kirkuk, në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hasan Turan, përfaqësuesi turkmen në Parlamentin e Irakut, ka deklaruar se një numër i madh i forcave të PKK dhe dy brigada të forcave Pishmarg që nga e marta janë dislokuar në rajone të ndryshme të qendrës së provincës Kirkuk dhe disa forca të tjera nga PKK janë dërguar në qytetin Tuzkhurmato. Dislokimi i këtyre forcave në Kirkuk, është një veprim provokues nga Kurdistani i Irakut dhe qeveria qendrore e Bagdadit duhet të dërgojë urgjentisht forcat e ushtrisë së Irakut për ta garantuar sigurinë në provincën Kirkuk. Ndërkohë Muhamed Aghaoglu, shefi i zyrës së partisë Lëvizja Turkmene e Irakut, në reagim ndaj pretendimeve të Barzanit i cili ka thënë se të gjitha palët në Kirkuk janë pro referendumit, deklaroi: "Turkmenët vazhdojnë të jenë akoma kundër referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Irakut dhe në këtë kuadër kanë bojkotuar takimin e djeshëm me Barzanin. Turkmenët kërkojnë ruajtjen e tërësisë territoriale dhe unitetit kombëtar të Irakut dhe referendumi bëhet shkak për transferimin e problemeve të brendshme të rajonit të Kurdistanit në rajonet e tjera të Irakut".