Pesë të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59039-pesë_të_vrarë_dhe_të_plagosur_nga_shpërthimi_në_bagdad
Pesë vetë u vranë dhe u plagosën në shpërthimin e një bombe në rajonin Zejineh në lindje të Bagdadit (kryeqytet i Irakut).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 14, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Pesë të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në Bagdad

Pesë vetë u vranë dhe u plagosën në shpërthimin e një bombe në rajonin Zejineh në lindje të Bagdadit (kryeqytet i Irakut).

Një burim i policisë irakiane tha se një shpërthim ka ndodhur të mërkurën pasdite, duke shkaktuar dëme në një numër automjetesh në vendin e shpërthimit dhe forcat e sigurisë menjëherë rrethuan zonën e shpërthimit. Një tjetër lajm nga Iraku është se forcat e ushtrisë irakiane, së bashku me njësitë vendase, po përgatiten të sulmojnë një nga dy vendet e mbetura të grupit takfirist ISIS në rajonin Kujeri lindor në kufirin sirian. Sipas një burimi mediatik, një numër i madh i njësive të artilerisë qëndrojnë në afërsi të qyteteve Roah dhe Ahna, dyqind e pesëdhjetë kilometra larg kufirit sirian që ende është i pushtuar nga takfiristët. Grupi terrorist ISIS i cili që nga vitit 2014 ka pushtuar pjesë të territorit sirian dhe irakian, tani po humb kontrollin e plotë të këtyre rajoneve.