Sauditët po kërkojnë të fshehin krimet e tyre në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59045-sauditët_po_kërkojnë_të_fshehin_krimet_e_tyre_në_jemen
Ministria jemenase e të Drejtave të Njeriut tha se deklaratat e përfaqësuesit të Arabisë Saudite në sesionin e tridhjetë e gjashtë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së janë një përpjekje tjetër nga sauditëve për t'i shpëtuar përgjegjësisë së së drejtës ndërkombëtare dhe për të mbuluar krimet masive të koalicionit saudit në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2017 03:46 Europe/Tirane
  • Sauditët po kërkojnë të fshehin krimet e tyre në Jemen

Ministria jemenase e të Drejtave të Njeriut tha se deklaratat e përfaqësuesit të Arabisë Saudite në sesionin e tridhjetë e gjashtë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së janë një përpjekje tjetër nga sauditëve për t'i shpëtuar përgjegjësisë së së drejtës ndërkombëtare dhe për të mbuluar krimet masive të koalicionit saudit në Jemen.

Një deklaratë e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut të Jemenit, deklaratën e përfaqësuesit saudit në mbledhjen e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, ku thotë se shifrat e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (UNHCR) për vdekjen e civilëve në Jemen janë jo e besueshme, përfaqëson përpjekjen e sauditëve për t'i shpëtuar ligjit ndërkombëtar. Ministria jemenase e të Drejtave të Njeriut u ka bërë thirrje përfaqësuesve të OKB-së, Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, organizatave të tjera ndërkombëtare aktive në Jemen dhe anëtarëve të Këshillit për të Drejtat e Njeriut për të shqyrtuar nga afër faktet rreth krimeve të kryera nga regjimi saudit, që janë një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Jemen.