Rritja e unitetit irakian kundër separatizmit të Barzanit
Ndërsa Masud Barzani ende po bën përpjekje për referendumin, uniteti mes grupeve irakiane është rritur kundrejt krizës në rajonin e Kurdistanit.
Masud Barzani, kryetar i rajonit të Kurdistanit, ka urdhëruar dërgimin e trupave Peshmerga dhe PKK me arsyetimin e përballjes me kërcënimet e Hashd Sh’abit që sipas tij ky grup ka kërcënuar organizimin e referendumit mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit. Më 7 qershor Barzani njoftoi se më datë 25 shtator do të mbahet referendumi për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku. Nga dita e mbajtjes së referendumit kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë të tjera, ndërsa thirrja për referendum vazhdon. Çështja e ndarjes së Kurdistanit nga Iraku pas pushtimit të disa pjesëve të vendit nga ISIS në vitin 2014, është ngritur dhe parashtruar nga autoritetet lokale kurde, veçanërisht Masud Barzani, kreu i rajonit të Kurdistanit. Masud Barzani, gjatë dy viteve të fundit, ka folur shpesh për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku. "Prania e popullit të Kurdistanit në Lindjen e Mesme është një fakt dhe kurdët mund të arrijnë të drejta dhe përfitime, ashtu si kombet e tjera", tha Masud Barzani në shkurt të vitit 2016. “Ata janë një e drejtë e perëndishme dhe e natyrshme që askush nuk mund ta mohojë”. Kryeministri i Irakut duke theksuar përsëri në ruajtjen e unitetin e Irakut, deklaroi se organizimi i referendumit në Kurdistanin e Irakut, është në kundërshtim me Kushtetutën e këtij vendi. Barzani ka deklaruar: "Kjo është një gjë shumë e mirë për ne që të jemi krenar me sakrificën e forcave irakiane në luftën kundër terroristëve dhe ta ruajmë unitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale të këtij vendi. Ne në ndodhemi në fazën finale të çlirimit të territoreve tona dhe do të vazhdojmë trajnimin dhe forcimin e forcave tona sepse terroristët do të vazhdojnë komplotet e tyre, prandaj ne duhet të jemi vigjilent dhe në gjendje gatishmërie". Kritika e parë është se Masud Barzani, duke folur në emër të të gjithë kurdëve në Lindjen e Mesme, parashtron kërkesat e tij. Ky model i sjelljes së Barzanit është zyrtarisht një ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve si Turqia, Irani dhe Siria. Kritika e dytë është se edhe nëse Masud Barzani shpreh dëshirat dhe pikëpamjet e tij në emër të kurdëve irakianë, kjo logjikë gjithashtu është e gabuar, sepse kurdët kanë të drejtën e vetëvendosjes në përputhje me kushtetutën e Irakut dhe kanë qeverinë, parlamentin dhe kushtetutën e tyre lokale dhe qeveria irakiane jo vetëm që nuk e ka mohuar këtë të drejtë të tyre, por atë e ka vendosur edhe në kushtetutën e saj. Prandaj, një referendum mbi ndarjen e Kurdistanit nga Iraku është një shkelje e kushtetutës së Irakut.