Ansarullah reagon ndaj deklaratave të zyrtarit të Emirateve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59179-ansarullah_reagon_ndaj_deklaratave_të_zyrtarit_të_emirateve
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist, po marrin pjesë në luftën kundër Jemenit dhe nuk ndalen së vepruari gabimisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • Ansarullah reagon ndaj deklaratave të zyrtarit të Emirateve

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist, po marrin pjesë në luftën kundër Jemenit dhe nuk ndalen së vepruari gabimisht.

Sipas një raporti të premten të kanalit televiziv Al Menar, Mohamed Abduselam, zëdhënës i Ansarullah në Jemen, në faqen e tij në tuiter, duke iu përgjigjur deklaratës së fundit të Anvar Gargash, ministri këshilltar në çështjet e jashtme në qeverinë e Emirateve, ka thënë: "Budalla është ai që pas 900 ditëve vazhdon budallallëkun e tij kundër Jemenit". Mohamed Abduselam, duke deklaruar se budallallëku i qeverisë së EBA dhe agresioni kundër popullit jemenas nuk do të mbesin pa përgjigje, ka shtuar: Mbështetja e Arabisë Saudite, Amerikës dhe regjimit sionist u bë shkak që Emiratet t'i lejojnë vetes të sulmojnë popullin jemenas. Anvar Gargash, ministri këshilltar në çështjet e jashtme në qeverinë e Emirateve, kohët e fundit duke iu përgjigjur fjalimit të Abdulmalek Al Huthit, sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah në Jemen i cili kishte kërcënuar Emiratet me sulme raketore, ka thënë se kërcënimet e Al Huthit kundër Emiratave, dëshmojnë nevojën për kryerjen e operacioneve Asefa Al Hazm ( që e kanë kuptimin e një stuhie të trazuar) të koalicionit saudit kundër Jemenit.