Kabineti i sigurisë në Irak kundër referendumit në Kurdistan
Kabineti i sigurisë së Irakut, qartazi është shprehur kundër organizimit të referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut nga ky vend.
Këshilli ministror i sigurisë kombëtare i kryesuar nga Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut, në takimin e ditës së dielë është shprehur haptazi kundër organizimit të referendumit separatist në rajonin e Kurdistanit duke e cilësuar atë të jashtëligjshëm dhe kërcënim për sigurinë dhe unitetin kombëtar të Irakut. Kabineti i sigurisë shprehu mbështetjen për unitetin, pavarësinë, tërësinë territoriale dhe shëndetshmërinë e të gjithë shtetasve irakianë dhe deklaroi se është kundër çdo faktori që konsiderohet kërcënim për Irakut. Dje shtabi i lartë organizativ i referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut ka deklaruar se refundimi do të mbahet në afatin e caktuar d.m.th. më 25 shtator.