Turqia zhvillon manovra ushtarake në kufi me Irakun
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59381-turqia_zhvillon_manovra_ushtarake_në_kufi_me_irakun
Ushtria e Turqisë ka njoftuar për fillimin e manovrës së paparalajmëruar në afërsi të kufirit me Irakun
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 18, 2017 08:17 Europe/Tirane
  • Turqia zhvillon manovra ushtarake në kufi me Irakun

Ushtria e Turqisë ka njoftuar për fillimin e manovrës së paparalajmëruar në afërsi të kufirit me Irakun

Forcat e armatosura të Republikës së Turqisë kanë filluar një stërvitje të madhe ushtarake në rajonin kufitar të Silopit, ku ndodhet trekëndëshi i kufirit midis Turqisë, Irakut dhe Sirisë, raporton AA. Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se stërvitja ushtarake vazhdon në rajonin Silopi-Habur, kurse së bashku me këtë vijojnë operacionet kundër terrorizmit në provincën Sirnak dhe në provincat e tjera kufitare në juglindje të Turqisë.