Ushtria siriane avancon drejt provincës Hama
Ushtria siriane vazhdoi përparimin dhe çlirimin e territoreve të pushtuara në zonën Havixhah Saghar në rrethinat e provincës Hama, në veri të vendit.
Siç njoftoi rrjeti informativ Al Alam, njësitë e ushtrisë siriane kaluan degën e parë të lumit Eufrat në rajonin Havixhah Saghar dhe gjatë operacionit në periferi të rajonit Salmie, që ndodhet rreth tridhjetë kilometra në lindje të Hamas, zbuluan dhe konfiskuan sasi të konsiderueshme të armëve dhe municioneve që i përkisnin grupit terrorist ISIS. Burimet siriane thanë se ushtria siriane dhe aleatët e saj dominonin mbi gjashtëdhjetë e katër për qind të territorit të qytetit të Deir al-Zurit në lindje të Sirisë. Forcat e armatosura siriane dhe aleatët e tyre arritën të dominojnë shumë zona rreth fshatit al-Xhafara, në veri të aeroportit të Deir al-Zurit, dhe i detyruan terroristët të tërhiqen. Në rrethinat veriperëndimore të Deir al-Zurit, ushtria siriane dhe aleatët e saj arritën të marrin nën kontroll rajonin strategjik al-Huxhif në jugperëndim të fshatit Ajash. Aeroporti ushtarak i Deir al-Zur u rihap sot dhe avionët luftarakë sirianë mund të përdorin këtë aeroport për të bombarduar pozicionet e ISIS. Qyteti Deir al-Zur në lindje të Sirisë, ishte rrethuar nga ISIS për tre vjet dhe dy muaj.