Ministri i mbrojtjes i Anglisë shkon në Erbil
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59441-ministri_i_mbrojtjes_i_anglisë_shkon_në_erbil
Njëkohësisht me afrimin e datës së organizimit të referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit, ministër i jashtëm i Anglisë të hënën zhvilloi një vizitë në Erbil për tu takuar me autoritet e këtij rajoni.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2017 03:42 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes i Anglisë shkon në Erbil

Njëkohësisht me afrimin e datës së organizimit të referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit, ministër i jashtëm i Anglisë të hënën zhvilloi një vizitë në Erbil për tu takuar me autoritet e këtij rajoni.

Majkël Flin, gjatë qëndrimit të tij në rajonin e Kurdistanit të Irakut është pritur nga Nicervan Barzani kryetar i këtij rajoni. Çështja e kryesore e takimit të FLin dhe Barzani ishte organizimi i referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Qeveria irakiane zyrtarisht është shprehur kundër organizimit të referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe ka theksuar se ky referendum do të dobësojë lëvizjen për luftën kundër ISIS në Irak. Ndërkohë ministri i mbrojtjes i Anglisë sipas një njoftimi të ambasadës angleze në Bagdad, i ka kërkuar Masud Barzanit që të shtyjë organizimin e referendumit. Masud Barzai dhe disa parti kurde të Irakut janë shprehur të vendosur për organizimin e referendumit më 25 shtator dhe këtë e ka konfirmuar edhe shtabi organizativ i këtij referendumi.