Një delegacion i Arbilit arrin në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59483-një_delegacion_i_arbilit_arrin_në_bagdad
Gjashtë dita para datës së caktuar për organizimin e referendumit polemik për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku (25 shtator), një delegacion nga Arbili arriti në Bagdad.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 19, 2017 08:23 Europe/Tirane
  • Një delegacion i Arbilit arrin në Bagdad

Gjashtë dita para datës së caktuar për organizimin e referendumit polemik për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku (25 shtator), një delegacion nga Arbili arriti në Bagdad.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat e Irakut duke mos dhënë detaje më tepër rreth temave kryesore të bisedimeve të delegacionit të Arbilit në Bagdad, kanë deklaruar se ky delegacion të martën në mëngjes arriti në Bagdad për të biseduar rreth organizimit të referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit. Në lidhje me këtë, Fuad Ma'sum, presidenti kurd i Irakut, disa më parë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Arbilit dhe Bagdadit duke përfshirë edhe referendumin për ndarjen e Kurdistanit të Irakut, ka paraqitur planin për bisedime gjithëpërfshirëse mes të dy palëve. Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut të shtunën ka reaguar ndaj insistimit të funksionarëve të rajonit të Kurdistanit të këtij vendi për organizimin e referendumit, deklaroi: "Nëse referendumi do të krijojë pasiguri në rajonin e Kurdistanit të Irakut, qeveria qendrore e në Bagdad është e gatshme për ndërhyrje ushtarake".