Erdogan kërcenon Barzanin: Ndale referendumin, ose do të sanksionohesh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59623-erdogan_kërcenon_barzanin_ndale_referendumin_ose_do_të_sanksionohesh
Presidenti i Turqisë edhe njëherë ka theksuar qëndrimin e Ankarasë në lidhje me referendumin e planifikuar nga qeveria rajonale e Kurdistanit të Irakut për pavarësi dhe ka thënë se ky referendum nuk duhet të zhvillohet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 21, 2017 09:22 Europe/Tirane
  • Erdogan kërcenon Barzanin: Ndale referendumin, ose do të sanksionohesh

Presidenti i Turqisë edhe njëherë ka theksuar qëndrimin e Ankarasë në lidhje me referendumin e planifikuar nga qeveria rajonale e Kurdistanit të Irakut për pavarësi dhe ka thënë se ky referendum nuk duhet të zhvillohet.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në një intervistë me kanalin televiziv PBS, deklaroi: "Në mënyrë të qartë po them se ne gjithmonë kemi mbështetur tërësinë territoriale të Irakut. Ne, edhe atëherë kur askush nuk e bënte këtë, ne kemi deklaruar mbështetjen tonë ndaj tërësisë territoriale të Irakut. Ky referendum nuk duhet të zhvillohet. Ata si arabët, turkmenët dhe kurdëd jetojnë përkrahë njëri tjetrit në Irak". Erdogan shtoi: "Ne si Turqi, si mund të pranojmë një referendum të tillë në kohën kur kemi një kufi 350 km me Irakun? Siç duket edhe Irani edhe qeveria federale e Irakut është kundër këtij referendumi. Prandaj ne nuk e pranojmë një vendim të tillë për organizimin e referendumit në Kurdistanin e Irakut. E gjithë bota është kundër këtij referendumi, përveç Izraelit".