Flamuri i regjimit sionist në rrugët e Arbilit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59737-flamuri_i_regjimit_sionist_në_rrugët_e_arbilit
Disa të rinj kurd duke falënderuar mbështetjen e Tel Avivit ndaj referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut, kanë mbajtur në dorë flamurin e regjimit sionist në Arbil dhe kanë festuar në rrugët e këtij qyteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2017 07:14 Europe/Tirane
  • Flamuri i regjimit sionist në rrugët e Arbilit

Disa të rinj kurd duke falënderuar mbështetjen e Tel Avivit ndaj referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut, kanë mbajtur në dorë flamurin e regjimit sionist në Arbil dhe kanë festuar në rrugët e këtij qyteti.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se si disa të rinj kurdë ditën e kaluar në një tubim në Arbil të organizuar për të deklaruar mbështetjen ndaj referendumit për ndarjen e Kurdistanit të Irakut, kanë marrë në dorë flamurin e regjimit sionist. Një grup tjetër i të rinjve në këtë tubim protestues, mbanin në dorë flamurin e Amerikës. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që kurdët e Irakut mbajnë në dorë flamurin e regjimit sionist, sepse një veprim i tillë është vërejtur disa herë gjatë javës së kaluar në rrugën e qyteteve të Kurdistanit. Banorët e rajonit të Kurdistanit në veri të Irakut të hënën më 23 shtator pritet të dalin në referendum për pavarësinë e këtij rajoni nga Irakut. Organizator i këtij referendumi është qeveria e Masud Barzanit, liderit të Partisë Demokratike të Kurdistanit dhe kryetari i Kurdistanit të Irakut. Kjo është në kohën kur disa parti të tjera kryesore nuk pajtohen me organizimin e referendumit në kushtet aktuale. Përveç kësaj, Iraku, Turqia dhe Irani gjithashtu janë kundër këtij referendumi dhe kanë paralajmëruar për pasojat e tij.