Një delegacion i rajonit të Kurdistanit niset drejt Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59763-një_delegacion_i_rajonit_të_kurdistanit_niset_drejt_bagdadit
Në kohën kur kanë mbetur vetëm dy ditë para organizimit të referendumit për pavarësinë e krahinës së Kurdistanit, një delegacion i përbërë nga përfaqësuesit e këtij rajoni është nisur drejt Bagdadit për tu takuar me funksionarët e qeverisë qendrore të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2017 10:16 Europe/Tirane
  • Një delegacion i rajonit të Kurdistanit niset drejt Bagdadit

Në kohën kur kanë mbetur vetëm dy ditë para organizimit të referendumit për pavarësinë e krahinës së Kurdistanit, një delegacion i përbërë nga përfaqësuesit e këtij rajoni është nisur drejt Bagdadit për tu takuar me funksionarët e qeverisë qendrore të Irakut.

Agjencia e lajmeve Afkar News njoftoi se udhëtimi i këtij delegacioni të rajonit të Kurdistanit të Irakut drejt Bagdadit bëhet në kohën kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në organizimit të referendumit për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut. Sipas mediave irakiane, funksionarët e rajonit të Kurdistanit kanë shkuar në Bagdad për të biseduar rreth çështjes së referendumit. Ky delegacion i rajonit të Kurdistanit gjatë vizitës në Bagdad do të takohet me kryeministrin irakian Hejdar Ebadi dhe me disa funksionarë të tjerë të Bagdadit.