Fiaz: Referendumi i rajonit të Kurdistanit, akt provokues
Këshilltari i sigurisë kombëtare të Irakut dhe kreu i njësisë Hashd Shaabi në Irak, tha se qeveria irakiane do të marrë të gjitha masat për të ruajtur tërësinë territoriale dhe për të parandaluar ndarjen e Irakut në bazë të kushtetutës së vendit.
Falah Fiaz, duke reaguar ndaj organizimit të referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, atë e quajtur akt provokues që shkel kuadrin e lidhjeve historike mes kurdëve dhe arabëve dhe shtoi se ky veprim do të ketë pasoja të rënda. Ai kërkoi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes qeverisë federale dhe rajonit të Kurdistanit të Irakut përpara organizimit të referendumit dhe tha se zgjidhja duhet të bazohet në kushtetutën e vendit. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ditën e shtunë ka thënë se organizimi i referendumit të rajonit të Kurdistanit është i jashtëligjshëm. Me gjithë kundërshtimet e shumta brenda dhe jashtë Irakut, Masud Barzani është i vendosur për organizimin e referendumit të 25 shtatorit. Qeveria irakiane disa herë ka paralajmëruar Masud Barzanin mbi pasojat e këtij referendumi dhe ka kërkuar anulimin e tij.