Heidar Abadi: Iraku do të mbetet shteti i të gjithë irakianëve
(last modified Sun, 24 Sep 2017 17:25:18 GMT )
Shtator 24, 2017 19:25 Europe/Tirane
  • Heidar Abadi: Iraku do të mbetet shteti i të gjithë irakianëve

Kryeministri irakian, deklaroi se referendumi në rajonin e Kurdistanit është një përpjekje për të ndarë Irakun dhe shtoi se Iraku do të mbetet një shtet për të gjithë irakianët.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Heidar Abadi, në një konferencë shtypi dhe në një fjalim drejtuar kombit, deklaroi se mbajtja e një referendumi të njëanshëm është shkelje e kushtetutës irakiane dhe qeveria do të ndërmarrë hapa për të mbështetur unitetin e Irakut dhe nuk do ta njohë referendumin në rajonin e Kurdistanit. Abadi shtoi se qeveria irakiane kundërshton formimin e një shteti etnik dhe nuk do t'i braktisë kurrë qytetarët e saj kurdë. Kryeministri irakian tha se nuk ka mundësi që të tjerët të vihen para faktit të kryer me anë të përdorimit të forcës, dhe një veprim i tillë do të dështojë, ashtu siç dështoi partia Ba'ath. Ai gjithashtu i bëri thirrje popullit të Kurdistanit të hulumtojë se ku janë shpenzuar paratë e naftës së shitur gjatë viteve të fundit nga autoritetet në rajonin e Kurdistanit. Kryeministri irakian tha se pavarësisht se rajoni i Kurdistanit kishte një të katërtën e naftës së Irakut, ai nuk paguan pagat e punonjësve të sektorit të naftës, dhe shtoi se prona publike në Kurdistan nuk duhet të jetë pronë e disa individëve dhe autoriteteve. Heidar Abadi theksoi se qëndrimi armiqësor i rajonit të Kurdistanit do të bëhet shkak që ky rajon të privohet nga ndihma ndërkombëtare.

 

Tags