Referendumi i Kurdistanit, loja e Masud Barzanit me zjarrin
Në kohën kur jepen shumë lajme kontradiktore mbi referendumin e rajonit të Kurdistanit për ndarjen e tij nga Iraku, Masud Barzani kryetar i këtij rajoni, insiston në organizimin e referendumit separatist.
Më 7 qershor, Masud Barzani dhe disa parti politike në rajonin e Kurdistanit të Irakut, morën vendim për organizimin e referendumit ndarës më datë 25 shtator. Referendumi i rajonit të Kurdistanit të Irakut pritet të organizohet sot ndërkohë që votimet jashtë vendit kanë nisur prej 22 shtatorit.
Shkaku i insistimit të Masud Barzanit
Për një javë me radhë niveli i kundërshtimeve vendase, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, janë shtuar tejmase dhe në këtë mes Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut dhe disa personalitete fqinje të Irakut, organizimin e referendumit e kanë quajtur lojë me zjarrin. Në këtë mes Hadi Said Afaki, ekspert i çështjeve të Lindjes së Mesme duke theksuar se Masud Barzani po luan me zjarrin tha se kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, është futur në një lojë me përmasa përtej kapacitetit politik. Për këtë duhet shtruar pyetja se përse Barzani nuk i jep fund kësaj loje përpara se sa të krijohet një krizë e re?
Barzani nga kjo lojë synon realizimin e 3 qëllimeve;
Së pari: Ai synon të kthehet në një hero për kurdët
Qëllimi i parë është se me organizimin e referendumit separatist, Barzani do të prezantohet si një lider dhe hero kurd dhe në këtë mënyrë ai dëshiron të tregojë se marrja e jashtëligjshme për 4 vjet e pushtetit në rajonin e Kurdistanit të Irakut nuk ka qenë pa arsye. Ekziston mundësia që referendumi separatist të organizohet sot dhe populli kurd të votojë pro ndarjes nga Iraku, mirëpo rezultati pozitiv i tij të mos zbatohet. Masud Barzani me organizimin e këtij referendumi synon të parandalojë marrjen e iniciativës së njëjtë nga një person tjetër dhe organizimin e suksesshëm të referendumit prej tij dhe kthimin e tij në një hero për kurdët. Për këtë Barzani që tani ka marrë vendim të thyejë këtë tabu të tij. Pra me fjalë të tjera, Masud Barzani me organizimin e referendumit separatist, pret që emri i tij të jetë i përjetshëm në historinë e kurdëve.
Qëllimi i dytë është kthimi i kurdëve në një etni me të drejta
Qëllimi i dytë i insistimit të Masud Barzanit në organizimin e referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit është kthimi i kurdëve në një etni me të drejta. Me fjalë të tjera Masud Barzani me anë të këtij referendumi synon të tregoj se ndarja është një kërkesë dhe e drejtë e fuqishme e kurdëve. Barzani synon realizimin e këtij qëllimi, në një kohë kur nëse ndarja konsiderohet një e drejtë në territorin e Irakut, atëherë edhe shumë etni në vende të tjera mund ta konsiderojnë këtë të drejtë. Në rast se çdo etni do të dëshironte të ndahej nga vendi përkatës nëpërmjet një referendumi, atëherë shumë vende të botës do të copëtoheshin dhe në rast se qeveritë e atyre vendeve nuk do të pranonin referendumin atëherë do të nisnin luftëra të përgjakshme në të gjithë botën. Për këtë arsye shumë analistë dhe ekspertë të botës paralajmërojnë mbi pasojat e këmbënguljes së Masud Barzanit.
Qëllimi i tretë: Testimi i faktorëve kombëtar dhe rajonal
Në qëllimin e tretë, Masud Barzani kërkon të testojë faktorët kombëtarë dhe rajonalë. Mesa duket Masud Barzani, paralajmërimet në rang kombëtar dhe rajonal nuk i ka marrë parasysh dhe përpiqet që me lojën e referendumit të ndarjes së Kurdistanit nga Iraku, të testojë faktorët rajonalë dhe kombëtar dhe të shohë nëse kërcënimet e tyre do të zbatohen apo jo? Nëse këto kërcënime zbatohen, Kurdistani ose do të jetë dëshmitar i një lumi me gjak ose do të vë re se Masud Barzani do të kthehet në një viktimë dhe ose do të përballet me reagimet jo të dhunshme të vendeve si Turqia, Irani dhe Siria, reagime që mund të kenë pasoja ekonomike dhe sociale të rënda për rajonin e Kurdistanit të Irakut. Mirëpo në rast se këto kërcënime nuk realizohen dhe rajoni i Kurdistanit në procesin e ndarjes së tij nuk përballet me probleme serioze, atëherë Barzani do të arrijë objektivin e tij të parë atë të kthimit në një hero për kurdët. Duhet thënë se testimi është mjet që përdoret nga funksionarët e shteteve në botën e politikës, edhe pse kjo nuk është një metodë e zgjuar dhe e logjikshme, pasi ajo mund të përfundojë me skenarin e lumit të gjakut, embargove të gjithanshme dhe shfaqjen e problemeve të shumta ekonomike dhe sociale.