Nis referendumi për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku
(last modified Mon, 25 Sep 2017 06:00:47 GMT )
Shtator 25, 2017 08:00 Europe/Tirane
  • Nis referendumi për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku

Kurdët që në mëngjes herët janë nisur në drejtim të kutive të votimit për referendumin separatist të ndarjes së Kurdistanit nga Iraku, referendum që ka sfiduar të gjithë vendet e botës dhe sidomos fqinjët. Në këtë mes kryeministri irakian ka thënë se do të marrë masat e nevojshme për të ruajtur unitetin e vendit.

Sipas një njoftimi të Sky News, referendumi separatist ka nisur në kohën kur autoritetet irakiane dhe ato të vendeve të rajonit kanë paralajmëruar mbi pasojat e organizimit të tij. Qendra zgjedhore në rajonin e Kurdistanit, prej orës 8:00 ka hapur pikat e votimit dhe ka deklaruar se procesi do të vazhdojë deri në orën 18:00 sipas orës lokale. Në këtë referendum marrin pjesë 5 milion e 375 mijë votues. Për organizimin e referendumit janë ngritur 12 mijë e 72 pika votimi jo vetëm në rajonin e Kurdistanit të Irakut të përbërë nga provincat Dahuk, Arbil dhe Sulejmanie por edhe në zona të tjera për të cilat qeveria qendrore e Irakut ka mosmarrëveshje me rajonin e Kurdistanit. Rezultatet e para të referendumit do të shpallen 24 orë më vonë. Shumica e kurdëve kanë besim se do të arrijnë pavarësinë. Në këtë mënyrë kurdët kanë shkelur traktatin e Lozanës të vitit 1993 i cili i ndalon ata të kenë një vend të pavarur. Ndërkohë vendet fqinje si Irani dhe Turqia, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me organizimin e referendumit dhe kanë marrë masa për këtë rast. Një prej masave të ndërmarra në këtë çështje, është mbyllja e hapësirës ajrore të Iranit për Kurdistanin e Irakut. Pas kësaj, këshilli i sigurisë kombëtare të Turqisë ditën e dielë ka deklaruar se do të mbyllë hapësirën ajrore për rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe nuk do të lejojë fluturimet e avionëve nga ky rajon. Në këtë mes Fuad Masum, president i Irakut në përpjekjen e tij të fundit ka thënë: Organizimi i referendumit separatist të Kurdistanit të Irakut është veprim i njëanshëm dhe krerët politikë të Bagdadit dhe Arbilit duhet të heqin dorë nga tensionet.

 

Tags