Vendimi i parlamentit irakian dhe pasojat e referendumit në Kurdistan
(last modified Tue, 26 Sep 2017 07:14:15 GMT )
Shtator 26, 2017 09:14 Europe/Tirane
  • Vendimi i parlamentit irakian dhe pasojat e referendumit në Kurdistan

Parlamenti i Irakut duke reaguar ndaj organizimit të referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, ka lëshuar një dekret për vendimet që duhen marrë mbi këtë referendum.

Parlamenti i Irakut me anë të këtij dekreti ka detyruar kryeministrin irakian Hejdar Ebadi që të mbyllë kufijtë me rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe të dërgojë trupa ushtarake në Kirkuk dhe në zonat e tjera për të cilat qeveria qendrore e Irakut ka mosmarrëveshje me rajonin e Kurdistanit. Përveç kësaj parlamenti kërkoi shkarkimin e presidentit dhe të funksionarëve të tjerë kurdë në shtetin irakian. Ky vendim i parlamentit irakian ka dy mesazhe të qarta politike dhe sigurie.

Së pari ai synon distancimi dhe dobësimin e kurdëve në strukturën shtetërore në Irak.

Organizimi i referendumit nuk nënkupton krijimin e një vendi kurd në fqinjësi me Irakun, sepse për krijimin e një vendi të ri është e nevojshme që ai të njihet nga faktori ndërkombëtar ndërkohë që përveç regjimit të Izrelti, asnjë vend tjetër nuk ka mbështetur ndarjen e Kurdistanit nga Iraku dhe referendumin e kanë cilësuar të jashtëligjshëm. Nga ana tjetër qeveria irakiane disa herë ka deklaruar se nuk do të zbatojë rezultatin e referendumit edhe nëse ai votohet pro nga shumica e kurdëve. Duke pasur parasysh këto kushte dhe duke pasur parasysh vendimin e marrë nga parlamenti i Irakut, pasoja e parë e organizimit të referendumit është largimi i kurdëve nga struktura e shtetit në Irak, ose dobësimi i pozitës së tyre. Kjo është në kohën kur që nga viti 2005 e deri tani kurdët kanë pasur rol të rëndësishëm në strukturën shtetërore të Irakut duke mbajtur poste të rëndësishme si presidenti, 65 vende në parlament dhe postin e zv/kryeministrin. Muvafek Rabji ish këshilltar për sigurinë kombëtare në Irak ka thënë se Bagdadi po harton një plan me anë të të cilit 65 deputetët kurdë nuk do të kenë ndikim me votën e tyre në vendimmarrjet e parlamentit. Sejed Amar Hakim, kryetar i lëvizjes Hekmat të Irakut ka thënë se organizimi i referendumi ka pasoja të rënda për kurdët duke dëmtuar sukseset e tyre të mëparshme.

Së dyti shtohet mundësia e luftës.  

Pasoja e dytë e organizimit të referendumi në rajonin e Kurdistanit të Irakut është shtimi i masave të sigurisë dhe rritja e mundësisë së fillimit të një lufte mes rajonit të Kurdistanit dhe qeverisë qendrore të Irakut. Vendimi i qeverisë dhe i parlamentit irakian për të vendosur trupa ushtarake në rajonet e kontestuara të qeverisë së Irakut me rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe urdhri i Hejdar Ebadi drejtuar policisë për të mbrojtur shtetasit banues në zonat e kontrolluara nga rajoni i Kurdistanit nga mundësia e sulmeve ndaj tyre, ka shtuar mundësinë e fillimit të një lufte mes kurdëve dhe qeverisë së Irakut, pasi për momentin forcat peshmerga të Kurdistanit janë vendosur në Kirkuk dhe rajoni i Kurdistanit, ndarjen e tij nuk e dëshiron pa pasur nën kontroll provincën Kirkuk. Për këtë arsye Nuri Maleki zv/president i Irakut organizimin e referendumit e ka cilësuar një lloj shpallje lufte kundër kombit irakian dhe ka thënë: Organizimi i referendumit ka pasoja të rrezikshme për të ardhmen e Irakut në përgjithësi dhe për rajonin e Kurdistanit në veçanti. Adul’bari Ataban analist i njohur në Irak në një artikull të tij se si do të jetë situata e Kurdistanit të Irakut pas organizimit të referendumit shkruan: Periudha pas organizimit të referendumit do të jetë shumë e vështirë dhe e dominuar nga destabiliteti dhe ndoshta nga ndonjë luftë. Sejed Ali Kaem Makami ekspert i çështjeve të Turqisë thotë se organizimi i referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit të Irakut do të bëhet shkak për nisjen e një lufte ndër-etnike. Sigurisht që qeveria e Irakut nuk do ta tejkalojë lehtë ndarjen e territorit të saj nëpërmjet një veprimi të jashtëligjshëm. Iraku dhe rajoni i Kurdistanit janë në prag të një faze tjetër pasigurie dhe ndoshta lufte që në rast se ndodh, kurdët do të pësojnë dëme të shumta dhe më shumë se kushdo tjetër do të pësojë dëme Masud Barzani.

Tags