Populli i pa interesuar për të marrë pjesë në referendum
Gjykatësi hetues i gjyqit të Sadamit, ish diktatorit të Irakut ka thënë: Niveli i pjesëmarrjes në referendumin separatist të Kurdistanit të Irakut sidomos në provincat Sulejmanie dhe Kirkuk ka qenë më pak se 20%.
Manir Hadad, duke u bazuar në të dhënat e paraqitura nga lëvizja e tij “Ndryshimi” tha se populli irakian nuk është shprehur i interesuar për të marrë pjesë në referendumin dhe shtoi se e ardhmja e Masud Barzanit do të jetë e njëjtë me të ardhmen e Sadam Huseinit. Me gjithë kundërshtimet vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, Masud Barzani dje organizoi referendumin separatist në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Qeveria dhe parlamenti irakian, sekretari i përgjithshëm i OKB, vendet e rajonit, Evropa dhe Amerika kanë dënuar këtë veprim të Barzanit, të cilin e kanë cilësuar në kundërshtim me kushtetutën e Irakut. Ata gjithashtu kanë thënë se nuk do të pranojnë rezultatin e këtij referendumi dhe mbështesin unitetin dhe tërësinë territoriale të Irakut.