Valid Moalem: Prania e Amerikës në Siri është e paligjshme
Ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka reaguar ndaj përpjekjeve të Amerikës për zgjerimin e pranisë së saj në veri të këtij vendi si në qytetin Raka dhe e quajti këtë veprim të paligjshëm.
Amerika dhe disa vende aleate të saj që nga gushti i vitit 2014, me pretekst të luftës kundër grupit terrorist ISIS, jashtë kornizës së OKB dhe pa koordinimin me qeverinë e Sirisë, ka formuar një koalicion dhe ka filluar sulmet në territorin e Sirisë. Përveç kësaj, Amerika ka edhe prani ushtarake të dhunshme në Siri. Valid Moalem, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today, deklaroi se prania ushtarake e Amerikës në territorin e vendit të tij është e paligjshme dhe shtoi: "Damasku për të penguar këtë proces pas rrugëve diplomatike, do të ndjek edhe alternativa të tjera". Ministri i punëve të jashtme të Sirisë vuri në dukje edhe sulmet e vazhdueshme të regjimit sionist në Siri në mbështetje ndaj terroristëve dhe shtoi: "Prioritet aktual i Sirisë është lufta kundër grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra, mirëpo në rast të vazhdimit të sulmeve ajrore të Izraelit, Damasku do të reagojë".