Regjimi Al Saud përgjegjës për vrasjen brutale të fëmijëve në Jemen
Një analist politik italian tha se regjimi saudit është përgjegjës për vdekjen e më shumë se një mijë fëmijëve në luftën e Jemenit.
Analisti politik Mateo Morxha , në një intervistë me radio IRIB në gjuhën italiane, tha se Arabia Saudite ka kryer krime kundër fëmijëve në Jemen dhe ka bombarduar shkollat dhe spitalet në këtë vend. Sipas këtij analisti, Kombet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndalur këto krime dhe kjo organizatë është duke i shërbyer interesave te Shteteve të Bashkuara. Ai gjithashtu kritikoi heshtjen e mediave perëndimore përballë sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen, duke shtuar se mediat perëndimore nuk publikojnë lajme nga Jemeni, sepse publikimi i këtyre lajmeve nuk është i mirëpritur për Shtetet e Bashkuara dhe për regjimin saudit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për të kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.