Fillon pasoja e parë kundër referendumit kurd
(last modified Wed, 27 Sep 2017 11:49:02 GMT )
Shtator 27, 2017 13:49 Europe/Tirane
  • Fillon pasoja e parë kundër referendumit kurd

Kompania ajrore irakiane ka njoftuar kompanitë e huaja ajrore se që nga e premtja do të anulohen fluturimet për në Erbil.

Sipas gazetës së ueb sajtit Al Sumeria News, kompania ajrore irakiane ka njoftuar kompanitë e huaja ajrore se që nga e premtja e kësaj jave do të anulojë të gjithë fluturimet e saj për në Erbil, qendër e Kurdistanit të Irakut. Në përgjigje të kërkesës së Irakut, kompania ajrore e Libanit (Middle East), nga e premtja ka pezulluar fluturimet Bejrut-Erbil. Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut ka paralajmëruar liderin e Kurdistanit të Irakut që brenda 72 orëve t'i dorëzojë qeverisë qendrore kontrollin e aeroporteve. Ai njoftoi në një konferencë të përjavshme për shtyp në Bagdad të martën mbrëma se, Këshilli i Ministrave ka miratuar pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare nga origjina e vendit në destinacionin e saj në mungesë të kontrollit mbi aeroportet që gjenden në rajonin e Kurdistanit të Irakut për një periudhë treditore.

 

Tags